PD akuza Donika Prelës: S’ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi kanë deklaruar se prokuroria nuk ka hetuar kurrë Agron Xhafën për trafik droge, por e ka lejuar që të largohet nga vendi.

“Sot jemi para jush për të dëshmuar me prova se si Rama, përmes veglave në prokurori, nuk heton krimin, por denoncuesit. Nuk arreston trafikantin e drogës, por përndjek gazetarët. Agron Xhafaj nuk u hetua kurë, por u lejua të iki natën në Itali, sapo u publikua materiali audio se ai drejtonte trafikun e drogës. Prokuroria e Krimeve të rënda nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës”, tha Alibeaj.

“Çfarë është bërë me drogën e Tragjasë? U angazhua gjithë shteti për mbrojtjen e Agron Xhafajt, Edi Rama ka krijuar një shtet privat dhe një shtet mafioz që ka vetëm një qëllim, që të shpëtojë trafikantin Agron Xhafaj dhe shumë trafikantë që kanë lidhje me Edi Ramën”, u shpreh Alibeaj.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti