Politike22 Gusht 2019, 10:40

PD e akuzoi si të lidhur me krimin, reagon për herë të parë kreu i bashkisë së Vorës: Po e kam ndryshuar mbiemrin!

Shkruar nga Pamfleti
PD e akuzoi si të lidhur me krimin, reagon për herë të

Vijojnë akuzat e PD: Kajmaku të dorëhiqet! Turp, Rama ka qenë në dijeni

Pas denoncimit nga PD, ka reaguar menjëherë kreu i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.Në një lidhje telefonike , ai ka deklaruar se figura e tij është e pastër dhe vijon punën sikurse më parë.

“Jam krejtësisht i pastër dhe vazhdoj takimet me popullin“, mësohet të jerë shprehur ai, ndërsa ka pranuar se ka punuar dikur në Greqi.

Ajo çka e rëndon edhe më shumë pozitën etanishme të krzeministrit Edi Rama , janë personat e kandiduar me nga vetë Rama në krye të bashkive të ndryshme në vend. Kështu, pas Valdrin Pjetrit, kryetarit të bashkisë Shkodër, për të cilin thuhet se ka qenë i arrestuar në Itali vite më parë, një tjetër i propozuar nga kreu i PS-së për kryebashkiak duket se ka probleme me të shkuarën e tij, e rrjedhimisht me ligjin e dekriminalizimit.

Partia Demokratike nga ana tjetër kërkon “kokën” e një tjetër kryebashkiaku socialist. Mëngjesin e sotëm, në një letër drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, Gazment Bardhi, shkruan se ka dyshime që Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke”- thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Ndër të tjera, theksohet fakti se për 12 vjet me radhë, Agim Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi, megjithëse ka jetuar aty disa vjet me një emër tjetër.

Kujtojmë se në votimet monopartiake, Rama vendosi të kandidojë për në krye të bashkisë Vorë, bisnesmenin e luleve, Agim Kajmakun. Në dokumentet e tij të dekriminalizimit, Kajmaku mësohet se ka deklaruar se ka emigruar në Greqi ku ka mbajtur edhe emra të tjerë, por kjo nuk u vu re as nga Prokuoria dhe as nga KQZ.

Jorgo Toto është një nga emrat që Kajmaku ka pasur në Greqi dhe nga të dhënat e mbledhura ai rezulton se ka qenë i dënuar, vepër të cilën ai nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Pak ditë më parë, PD paralajmëroi se edhe 27 emra të tjerë nga rradhët e PS do të dalin së shpejti, pas Valdrin Pjetrit i cili edhe dha dorëheqjen javën që kaloi.

Mesazhi i Kajmakut:

Përshëndetje,
Unë ashtu si dhe shumë e shumë shqiptarë që kanë emigruar në Greqi në vitet `90, më është dashur të ndryshoj emrin dhe mbiemrin për tu pajisur me dokumenta qëndrimi. Sepse fatkeqsisht ky ka qenë niveli i mbrojtjes për emigrantët nga shteti Shqiptar në ato kohë kur Sali Presidenti i futi dy gishtat në sy këtij vendi.

Këtë gjë nuk e kam bërë në shkelje të ligjit, por me Vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr 06/1, Datë 06.02.1996, “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Agim Kajmaku në Jorgo Toto”. Përmes këtij ndryshimi, munda që të siguroj një vizë nga Ambasada Greke për vete dhe familjen.

Prej vitit 1996, bashkë me bashkëshorten time Rita, hapëm një biznes tregëti Lulesh Natyrale. E kam drejtuar vetë atë biznes deri në korrik të vitit 2019 kur u zgjodha Kryetar i Bashkisë Vorë. Biznesin e nisëm me furnizim nga shteti Grek dhe kemi punuar për rreth 8 vjet, deri në vitin 2004 me Greqinë.

Ndërkohë me vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr 19, Datë 30.03.2004, kam “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Jorgo Toto në Agim Kajmaku”. Kjo për shkak se jo vetëm mundësitë e biznesit ishin zgjeruar në vende të tjera të Evropës, por lindi nevoja të administroja pronat e familjes time.

Pavarësisht ndryshimit të emrit për arsye dokumentare, unë Agim Kajmaku gjithmonë kam mbajtur të njejtin emër të babait, nënës dhe të ditës time të lindjes edhe me emrin Jorgo Toto. Prandaj është shumë kollaj e verifikueshme a kam qëne i dënuar apo jo.

E dija që kur i hyra kësaj rruge për të drejtuar Bashkinë e Vorës, se Sali Baba me dyzet qentë e tij do të sulmonin për me kafshu! Prandaj kalova kufirin para se të dorëzoja kandidaturën time, që t’i kisha këto foto me të cilat përshëndes Sali Babën dhe dyzet qentë e vet dixhital.

Konkretisht më poshtë janë:
1. Certifikata Personale me shënimin përkatës për ndryshimet e ligjshme të emrit;
2. Dëshmi e Penalitet lëshuar nga Ministria e Drejtësisë në Shtetin Grek ku bazuar në Regjistrin Kombëtar Penal, personi Jorgo (Agim) Toto (Kajmaku) rezulton I PADENUAR;
3. Formulari i Vetë Deklarimit në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ku parashtrohen gjeneralitetet e mëparshme.
4. Foto e Vulave të Pikave të Kalimit Kufitar në Maj 2019.
Po, kam ndryshuar emrin! Po, kam zbatuar ligjin dhe e kam deklaruar kudo e kurdo! Jo! Nuk kam qenë asnjëherë i dënuar.

Politike PD e akuzoi si të lidhur me krimin reagon për herë të parë kreu i bashkisë së Vorës