PD mbyll zgjedhjet e “portat”, 59 kryetarë meshkuj dhe vetëm 1 femër sa “për sy”, në 10 bashki nuk ka PD

PD mbyll zgjedhjet e “portat”, 59 kryetarë meshkuj dhe vetëm 1 femër sa “për sy”, në 10 bashki nuk ka PD

E kthyer në strehë meshkujsh pa këllqe, partia e krijuar në 12 dhjetor 1990 e me përfaqësim 90% të shqiptarëve, në 2 dhjetor 2018, rezulton se është e pa pranueshme në shumë zona, ndërkohë që në vitin 2017, i firuan 240 mijë votues 

Partia Demokratike, nën udhëheqjen protokollare të Lulzim Bashës dhe në komandimin faktik të Sali Berishës, i mbylli zgjedhjet për kryetarët e degëve në zona, duke shënuar 3 rekorde të reja, në rrokullisjen drejt shkrirjes.

  1. Në këto zgjedhje, PD tregoi se është parti e mbyllur, tipik kanunore, e llojit “shpellë burrash”, duke u vetë-zgjedhur në krye të degëve në zona, vetëm meshkuj, 80% e të cilëve, të përjetshëm e të njohur si servilë, prapaskenistë e intrigantë zonash, të degraduar dhe pa reputacion e pa mbështetje.
  2. Në këto zgjedhje zonale, PD tregoi se ka filluar të tkurret, si shtrirje përfaqësimi gjergrafik e numër anëtarësie, mbasi në 10 bashki, rezulton se nuk ka përfaqësim me struktura partie, me humbje të afro 25 mijë anëtarëve, në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.
  3. Në këto zgjedhje, PD riktheu afro 40% të ish-kryetarëve të vjetër, “kartë e djegur” moralisht ndër vite dhe rizgjodhi afro 70% të atyre, që ishin në krye të degëve, disa ish drejtorë që e kanë bërë blozë këtë parti, gjatë 8 viteve të pushtetit.

Ja kryetarët e PD më 50 bashki dhe një 10 njësi bashkiake të Tiranës:

  1. Gazmend Azizi, Berat
  2. Dëfrim Fiku, Bulqizë
  3. Hari Imeri, Delvinë
  4. Arben Miza, Devoll
  5. Naim Gazidede, Dibër
  6. Ferdinant Xhaferraj, Durrës
  7. Eugen Isai, Elbasan
  8. Luan Baçi, Fier
  9. Kodhel Çala, Gramsh
  10. Dasho Aliko, Gjirokastër
  11. Miftar Dauti, Has
  12. Xhelal Mziu, Kamëz
  13. Isa Sakja, Kavajë
  14. Viktor Duro, Kolonjë
  15. Andrea Mano, Korçë
  16. Reshit Merlika, Krujë
  17. Arif Rexhemati, Kukës
  18. Vehbi Luzi, Kuçovë
  19. Behar Haxhiu, Kurbin
  20. Zef Gjoka, Lezhë
  21. Bujar Vreto, Librazhd
  22. Myslim Murrizi, Lushnjë
  23. Arjan Llanaj, Mallakastër
  24. Anton Kokaj, Malësi e Madhe
  25. Mark Ruçi, Mirditë
  26. Elton Hysenshahaj, Përmet
  27. Ferit Ringaj, Pukë
  28. Seit Myftaraj, Pogradec
  29. Hariz Mema, Sarandë
  30. Xhevdet Amulli, Shkodër
  31. Rezart Tusha, Shijak
  32. Vladimir Bana, Tepelenë
  33. Genc Dermomemaj, Vlorë
  34. Xhevdet Hoxha, Tropojë
  35. Ferdinant Saraçi, Rrogozhinë
  36. Andrea Gjoni, Himarë
  37. Sezai Balilaj, Selenicë
  38. Luan Malko, Këlcyrë
  39. Dritan Sula, Ura Vajgurore
  40. Julian Gjini, Divjak
  41. Gëzim Caushi, Roskovec
  42. Donald Kulla, Maliq
  43. Arjan Karriqi, Përrenjas
  44. Servet Dusha, Cërik
  45. Bedri Qypi, Belsh
  46. Agim Bushati, Vau Dejës
  47. Pëllumb Brusha, Vorë
  48. Arjan Lika, Mat
  49. Agron Loka, Fushë Krujë
  50. Esmerald Xhemali, Memaliaj
  51. Mirlinda Çollaku, Njësia 2 Tiranë (femër)
  52. Gëzim Demushi, Njësia 3 Tiranë
  53. Ervin Goxhaj, Njësia 4 Tiranë
  54. Ndriçim Babasi, Njësia 5 Tiranë
  55. Dashnor Visha, Njësia 6 Tiranë
  56. Lefter Geshtenja, Njësia 7 Tiranë
  57. Pëllumb Seferi, Njësia 8 Tiranë
  58. Saimir Mulgeci, Njësia 9 Tiranë
  59. Ervin Minarolli, Njësia 10 Tiranë
  60. Florjan Lila, Njësia 11 Tiranë/ Pamfleti

 

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti