Politike11 Shtator 2019, 21:11

“PD nuk ka pasur asnjëherë synim për dhunë”, Bardhi zbut tonet me Metën: Deklaratën e Presidentit nuk e marrim

Shkruar nga Pamfleti
“PD nuk ka pasur asnjëherë synim për dhunë”,

 Një nga deklaratat më të forta të Presidentit Ilir Meta kur dëshmoi ditën e hënë në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, ishte se ai kishte informacione të besueshme se do të digjej Parlamenti ose instituicione të tjera të rëndësisë së veçantë.

Deklaratën e Presidentit se gjatë protestave të opozitës ka pasur informacion se do të digjej Kuvendi, PD nuk e merr si akuzë ndaj opozitës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se opozita nuk ka patur asnjëherë qëllim që të dhunojë apo djegë institucionet.

“Ajo që garantoj unë në emër të PD është që nuk ka patur kurrë dhe nuk do të ketë kurrë asnjë jo përgatitje, por tentativë apo mendim për të djegur apo dhunuar institucione, përfshirë edhe Kuvendin. Përsa kohë unë nuk do të jetë lënduar një individ i vetëm nga opozita tregon që mund të ketë pasur episode që e kanë kaluar natyrën e një protestë normale, por në asnjë rast nuk ka pasur dhunë të organizuar nga opozita. Prandaj dhe deklaratën e Presidentit nuk e kemi marrë si akuzë ndaj PD. Presidenti ka më shumë informacion dhe kjo do të zbardhet në ditën në vijim.” – u shpreh Bardhi. /Pamfleti

Politike