Aktualitet19 Maj 2019, 11:59

PD nuk ndal protestat, dërgon forumin rinor të godasin me domate AKU-në

Shkruar nga Pamfleti
PD nuk ndal protestat, dërgon forumin rinor të godasin me domate

Të rinjtë demokratë kanë zgjedhur ditën e dielë për të protestuar ndaj pasigurisë ushqimore dhe apatisë së Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, në kryerjen e rolit të saj në mbrojtje të konsumatorëve.

Protesta është zhvilluar në Shkozet, pranë godinës së AKU-së. Mësohet se në drejtim të godinës ata kanë gjuajtur me domate.

Duket se stina e protestave nga ana e opozitës do të jetë e gjatë dhe me indoktrinimin militantist të të rinjve do të zgjasë akoma më tepër.

Aktualitet