Editorial12 Shtator 2019, 17:49

PD nxjerr ‘nga varri’ Azem Hajdarin

Shkruar nga Pamfleti
PD nxjerr ‘nga varri’ Azem Hajdarin

PD nxjerr 'nga varri' Azem Hajdarin

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në ditën e 21 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit mbajti një fjalim te vendi ku u vra heroi. Por edhe me atë fjalim ai e poshtëroi Azem Hajdarin. Edhe me fjalën ‘flu’ që mbajti para Azem Hajdarit, Basha e rrënoi idenë dhe veprën e Azemit.

Shkruan Frrok Çupi

Sa herë i nevojitet, PD e nxjerr nga varri Azm Hajdarin, e përdor dhe pastaj e paketon prapë thellë në dhè. Partia Demokratike e kishte liderin e parë dhe nismëtar i luftës kundër diktaturës komuniste, por edhe pasi e vranë, PD as e qau Azem Hajdarin. Aq më pak që edhe pse qëndroi 13 vjet në pushtet gjatë këtyre tre dekadave, PD nuk zbuloi kurrë cili e vrau liderin e vet.

Por e përdor sa herë i duhet, e nxjerr nga varri dhe e fut prapë atje.

Për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 deri në vitin 1998, Azem Hajdari ishte armiku më i madh i lidershipit të PD. Të gjitha gazetat janë mbushur me shpifje e sulme kundër Azemit, si ‘agjent’, si ‘spiun’, si ‘rrugaç’. Edhe këto vite kur u rrit e bija dhe u bë deputete, PD e sulmoi ashpër Rudinën si i lidhur me Azemin. Rudina nuk dorëzoi mandatin e deputetit, por PD e sulmoi si ‘tradhtare si i ati’, dhe ‘e bija e t’et’. Aktualisht PD dhe lidershipi i saj anti- perëndimor e shikon dhe e trumbeton bijën e Azemit si një ‘të dërguar të Amerikës’ për të prishur opozitën në Shqipëri.

Azem Hajdari u sulmua nga PD edhe fizikisht, siç u sulmuan fizikisht e moralisht të gjithë themeluesit e PD. Njërin prej tyre, teksa mbahej seanca parlamentare, nënkryetari i sotëm i PD e qëlloi me telefon dhe i theu hundën. Imami qëndroi disa javë në spital. Ndërsa Azemi u qëllua me armë në sallën e Kuvendit, iu zu pritë në Milot për ta ekzekutuar, e sa e sa.

Azem Hajdari ishte i detyruar të hynte në ‘greva urie’ edhe në shtëpinë e tij në kohën kur PD ishte në pushtet dhe deklaronte se ‘po rri këtu që të mos më vrasin ata’,  të vetët.

Ndërsa sa herë i duhet, PD edhe sot e nxjerr Azemin nga varri. Por nesër Azemi është përsëri i varrosur dhe i sharë nga PD.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në ditën e 21 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit mbajti një fjalim te vendi ku u vra heroi. Por edhe me atë fjalim ai e poshtëroi Azem Hajdarin. Edhe me fjalën ‘flu’ që mbajti para Azem Hajdarit, Basha e rrënoi idenë dhe veprën e Azemit.

“Sot shqiptarët anë e mbanë nderojnë Azem Hajdarin…, kreun e komitetit nismëtar të partisë së parë pluraliste..”, tha Lulzim Basha para fotos së Azemit.

Por PD nuk kishte ‘komitet’, siç deformon kryetari aktual; komitet kishte Partia Komuniste, një Komitet Qendror, që Azemi e urrente për vdekje. Dhe ne që e krijuam PD-në e urrenim atë fjalë ‘komitet’, gjetëm qindra sinonime për lidershipin, por kurrë fjalën ‘komitet’. Mirëpo sot Partia e vet ia shpifi për së vdekmi Azem Hajdarit, duke i thënë se kishte ngritur ‘komitet’. Asnjë herë nën udhëheqjen e tij, Azem Hajdari nuk ka ngritur ‘komitet’, por ligësia kundër tij është e qëllimshme dhe rrënuese.

Ky është përçudnimi i Heroit, që PD e bën me qelizën e vet kundër Azem Hajdarit.

Lideri shkoi te varri i tij, mori lavdinë dhe e varrosën më thellë Azemin./VERITAS.COM.AL/

Editorial PD nxjerr 'nga varri' Azem Hajdarin