Politike13 Gusht 2019, 14:32

PD paralajmëron protesta, Astrit Patozi: Rilindja ka degraduar, këtë e tregon dhe rasti i Valdrin Pjetrit

Shkruar nga Pamfleti
PD paralajmëron protesta, Astrit Patozi: Rilindja ka degraduar,

PD paralajmëron protesta, Astrit Patozi: Rilindja ka degraduar, këtë e tregon dhe rasti i Valdrin Pjetrit

Kreu i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi ka reaguar  lidhur me burgosjen e Valdrin Pjetrit në Torino të Italisë.

Për Patozin ky rast tregon qartë se si Rilindja është e lidhur me krimin. Por ish deputeti  ka edhe një mesazh për demokratët dhe lidershipin aktual të PD.

Ai thotë se “kjo nuk është një arsye që mund t’i gëzojë ata që kanë frikë nga zgjedhjet. Sepse që atyre t’u vijë radha për të fituar, duhet të presin shekuj ose ajo ditë mund të mos vijë kurrë”.

Kujtojmë se mesditën e sotme,  Gazment Bardhi publikoi një dokument aë vërtetonte burgosjen për trafik drogë të Valdrin Pjetrit në Itali. Pas këtij informac, oni, PD e qarkut të Shkodrës ka njoftuar se pasditen e nesërme simpatizantët opozitarë do të dalin në protestë.

REAGIMI I PLOTE

“RILINDJA” HUMBET EDHE KUR KANDIDON E VETME

Rasti i Shkodrës na shërben për të kuptuar se qeverisja e “Rilindjes” ka degraduar aq shumë, sa ajo mund të rrëzohet e të humbasë edhe aty ku kandidon e vetme.

Por kjo nuk është një arsye që mund t’i gëzojë ata që kanë frikë nga zgjedhjet. Sepse që atyre t’u vijë radha për të fituar, duhet të presin shekuj ose ajo ditë mund të mos vijë kurrë.

Ndërkohë, ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata opozitarë, që besojnë dhe luftojnë për ta larguar me votë këtë qeveri të korruptuar, në rastin e parë që u del përpara.

Politike Astrit Patozi: Rilindja ka degraduar këtë e tregon dhe rasti i Vladrin Pjetrit PD paralajmëron protesta