Politike30 Maj 2018, 21:24

PD publikon filmin e “Eskobarit”, të rinjtë e FRPD kërkojnë largimin e ministrit Xhafaj

Shkruar nga Pamfleti
PD publikon filmin e “Eskobarit”, të rinjtë e FRPD

PD publikon filmin e “Eskobarit”, të rinjtë e FRPD kërkojnë largimin e ministrit Xhafaj

Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim ka vijuar edhe sot protestën para Ministrisë së Brendshme dhe kërkojnë dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

“Protestë pranë Ministrisë së Brendshme. Forumi Rinor i Partisë Demokratike kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafaj, si subjekt i Ligjit Antimafia”, shkruan në Facebook, Partia Demokratike.
Kjo është protesta e dytë e FRPD, pas asaj së ditës së djeshme. Ata kanë deklaruar se do të vijojnë me protesta çdo të deti deri sa të arrijnë qëllimin e tyre.

“Ne jemi të vendosur dhe do qëndrojmë çdo ditë këtu, derisa Edi Rama dhe Xhafaj të largohen nga ky vend. Hollivudi na ka zili me këtë film dhe me këta aktor. Ne do vijmë çdo ditë këtu, për të sensibilizuar të gjithë. Jemi kundër krimit dhe drogës, pa Xhafën, Ramën, Tahirn dhe të gjithë kriminelët e Partisë Socialiste. Jemi pro hapjes së negociatave”, ka thënë kreu i FRPD, Belind Këlliçi.

Ndërsa deputetja dhe njëherësh dhe kryetarja e LRI, Floida Kërpaci ka thënë se drejtësia nuk është e barabartë, duke kujtuar edhe një herë rastin e mbylljes hetimeve kundër Ramës, për thirrje t që ky i fundit bëri në fushatën e vitit 2017.

Ndërsa në korë dëgjoheshin thirrje: “Rama ik, Xhafaj ik, jo qeveri e krimit dhe e drogës, poste shteti i drogës”

 

Politike