PD reagon pas deklaratës së Xhafajt: Ministri kërcënoi Ramën, ka frikë nga ligji

PD reagon pas deklaratës së Xhafajt: Ministri kërcënoi Ramën , ka frikë nga ligji

Pas daljes publike të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili hodhi poshtë akuzat e opozitës, madje i cilësoi ato trillime dhe shantazhe, vjen reagimi nga Partia Demokratike.



Në një dalje publike për mediat deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj deklaroi se edhe Fatmir Xhafaj në daljen e sotme publike bëri të njëjtën gjë si Tahiri dikur, që u shfaq me lot në sy teksa kërcënonte Ramën. Po ashtu Alibeaj tha se Xhafaj paralajmëroi Ramën se nëse ikte ai, binte qeveria.

“Kushdo që ka parë sot Famtir Xhafaj të bëjë viktimën e një komploti iu kujtua Tahiri që derdhte lot në një natë kur shantazhonte Ramës. Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur për Ramës, pro ai njësoj si Tahiri paralajmëroi Ramën se largimi i tij është rënie e qeverisë”, tha Alibeaj.