Aktualitet14 Korrik 2019, 12:20

PD vijon betejën/ Basha pret delegacionin Amerikano-Hebraik: Orë e errët për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
PD vijon betejën/ Basha pret delegacionin Amerikano-Hebraik: Orë e

PD vijon betejën/ Basha pret delegacionin Amerikano-Hebraik: Orë e errët për Shqipërinë

Kryetari i opozitës, Luzim Basha ka takuar sot një delegacion të Komunitetit Amerikano-Hebraik, i kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv David Harris.

Ky takim vjen në kuadër të misionit që PD ka nsiur për të luftuar korrupsionin në vend dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Njoftimi

“Takim i përzemërt dhe shumë miqësor me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv David Harris.

I shpreha z. Harris mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standardet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar”, thekson Basha.

Aktualitet