Kosova30 Tetor 2022, 20:05

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Partia më e madhe opozitare në Kosovë, PDK, ka kritikuar qeverisjen me në krye Albin Kurtin.

Nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, referuar çështjes së reciprocitetit në targa, dhe vendimit të qeverisë që nuk është marrë ashtu siç kanë rekomanduar partnerët ndërkombëtarë.

“Kosova nuk është e Albin Kurtit. Kosova është mëmëdheu ynë. Shtëpija jonë e përbashkët. Qeveritë shkojnë e vijnë, e Kosova është e përjetëshme’’, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Së fundmi Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shkallëzojë masat për qytetarët serbë të Kosovës, të cilët nuk i konvertojnë targat nga ato ilegale në targa RKS.

Nga 1 deri më 21 nëntor, ndaj tyre do të ketë qortim. Prej 21 nëntorit deri më 21 janar do të ketë gjoba. Nga 21 janari deri më 21 prill do të ketë targa testuese, ndërsa nga 21 prilli nuk do të lejohen më targa të tjera përveç atyre legale RKS.

Prishtine Albin Kurti PDK qeveria e Kosovës