Showbiz20 Tetor 2019, 09:12

Pedagogia i nxjerr zbuluar: Ja figurat e ekranit që kishin mbetur në klasë kur ishin studentë

Shkruar nga Pamfleti

Ka qenë absolutisht tmerri im: Iris Luarasi zbulon personin që se lejonte të bënte gjumë të qetë

Iris Luarasi është një nga figurat më të njohura të ekranit. Ajo prej vitesh ushtron profesionin e pedagoges në degën e gazetarisë në Tiranë. Ajo është mjaft aktive si në daljet publike po ashtu dhe në rrjetet sociale.

Së fundmi Irisi ka qenë e ftuar në “Shiko kush luan” duke u angazhuar në sfidat e ndryshme që trajtohen në atë emision ajo është detyruar për shkak të lojës të bëjë publik 4 emra të personazheve të ekranit që i ka ngelur kur ishin student të gazetarisë.

Si të mos mjaftonte që ajo iu kishte bërë “gjëmën” atëherë ua bën dhe një herë sot duke iu zbuluar emrat publikisht. Arsyeja pse ajo ka ngelur dhe student mjaft të mirë ka qenë mungesa e frekuentimit të leksioneve.

Pedagogia nuk ngurroi t`i tregonte. “Në fakt do ju them katër emra të cilët tani i kam shumë miq por në kohën kur ishin studentë kanë mbetur në klasë. Janë: Arbana Osmani, Jonida Shehu, Erl Murati dhe Artan Hasani”, tha ajo gjatë sfidës “Ndaje ose Haje”.

Mbetet për tu parë se si do të reagojnë vetë ish studentët pas kësaj deklarate publike.

codramol
smile

Showbiz Pedagogia i nxjerr zbuluar: Ja figurat e ekranit që kishin mbetur në klasë kur ishin studentë