Showbiz15 Tetor 2019, 10:59

Pedofili vritet me thikë në burg, ishte dënuar me 22 burgime të përjetshme për abuzime dhe dhunë ndaj fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti
Pedofili vritet me thikë në burg, ishte dënuar me 22 burgime

Pedofili serial Richard Huckle, 33 vjeç, një nga më të pamëshirshmit në historinë e Mbretërisë së Bashkuar u vra me thikë në një burg britanik të  Yorkshire. Burri ishte dënuar në vitin 2016 me 22 burgime të përetshme. Huckle veproi për vite i pa shqetësuar nga askush në Malajzi, Kamboxhia, i maskuar si mësues dhe misionar protestant. Fillimisht u hetua nga policia australiane dhe pas hyrjes në atdhe nga hetuesit britanikë.

Huckle u shpall fajtor për të paktën 71 përdhunime dhe abuzime të kryera në shumë fëmijë përfshirë nga pak muaj deri në 12 vjeç. Horror u konsumua për vite të tëra, sidomos në lagje të varfra të Kuala Lumpurit, ku burri ka kryer perversitete nga viti 2006 në vitin 2014, që kur ishte vetëm 20 vjeç. Vite kur, i fshehur si vullnetar, i punësuar nga Organizata filantropike apo British Council për të dhënë anglisht, në të vërtetë përfitoi nga aksesi në shtëpi jetimësh, shtëpi qytetarësh të varfër, barake, institucione të ndryshme për të kryer fshehurazi barabaritë e tij ndaj krijesave të pafajshme.

Sipas policisë australiane, e para që hetoi mbi të, duke u bazhuar në materialin që gjetën në internet, në rrjetën e tij kanë përfunduar thuajse 200 fëmijë djem e vajza, ku më të vegjlit ishin vetëm 6 muajsh, thuajse të sapo lindur dhe më të mëdhenjtë ishin 12 vjeç. Aksione të cilat konfirmohen pjesërisht me foto dhe video që vetë Huckle i shpërndante në saite sekrete të të ashtuquajturit  ‘dark web’, duke i shpërndarë me pedofilë të tjerë.

Lifestyle ishte dënuar me 22 burgime të përjetshme për abuzime dhe dhunë ndaj fëmijëve Pedofili vritet me thikë në burg