Sport15 Tetor 2019, 09:09

Pëlqimet e turko-gjermanëve për përshëndetjen ushtarake, plas çështja në kombëtaren gjermane

Shkruar nga Pamfleti
Pëlqimet e turko-gjermanëve për përshëndetjen

Lojtarët turq e përsëritën sërish përshëndetjen ushtarake në nderim të ndërhyrjes së shtetit të tyre në Sirinë Veriore. Ekipi i Gunes siguroi një barazim të rëndësishëm përballë Francës dhe goli i Kaan Ayhan u festua njësoj si kundër Shqipërisë

Ilkay Gundogan dhe Emre Can nuk e kanë kursyer një “like” në foton ku shfaqen lojtarët turq duke festuar golin kundër kuqezinjve të Rejës.  Oliver Bierhof ka sqaruar këtë çështje në një prononcim të dhënë për sajtin e Federatës Gjermane, pasi atyre nuk u ka pëlqyer aspak ky veprim.

“Ndihem shumë keq për veprimin e tyre. Ne jemi për diversitet dhe tolerancë. Jemi kundër çdo lloj forme diskriminimi dhe dhune. Ilkay dhe Emre e dinë që duhet ta kishin kursyer atë ‘like’. Biseduam me ta pas ndeshjes, e kuptuan që kanë gabuar dhe e hoqën pëlqimin nga postimi.

“Ata që i njohin e dinë se e përjetojnë situatën e keqe të vendit të tyre. Të dy janë frymëzim për miliona njerëz, të cilët duan të jenë si ata. Duhet të jenë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë dhe impaktin që mund të kenë shprehjet apo veprimet e tyre“, përfundon menaxheri i Gjermanisë.

Sport Gjermani TURQI