Bota12 Qershor 2019, 15:36

“Pema e miqësisë”, Macron bëhet gati t’i dërgojë një tjetër fidan Trump

Shkruar nga Pamfleti
“Pema e miqësisë”, Macron bëhet gati t’i

"Pema e miqësisë", Macron bëhet gati t'i dërgojë një tjetër fidan Trump

Presidenti francez, Emmanuel Macron bën një premtim ndaj homologut amerikan Donald Trump,  në lidhje me pemën e miqësisë pemë e cila simbolizon miqësinë mes Parisit dhe Uashington duke thënë se do t’i dërgoj një tjetër lis.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth tharjes së pemës së mbjellë vitin e kaluar, kreu i Elizesë, i intervistuar nga televizioni RTS tha se “simboli ishte ai i mbjelljes së bashku’’.

‘’Ajo ishte e pafat, ajo nuk mbijetoi, pasi i ishte nënshtruar një regjimi disi të ashpër’’, theksoi Macron.

Fotoja e presidentit amerikan, Donald Trump dhe e homologut të tij francez, Emmanuel Macron duke mbjellë një lis në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë simbolizoi miqësinë mes dy liderëve, por bima nuk gjeti kushte të mira për t’u përshtatur dhe u tha.

Presidenti francez i dhuroi një fidan të vogël lisi homologut amerikan me rastin e vizitës shtetërore në Uashington në prill të 2018.

Krerët e shteteve, me lopata në duar, kryen ritualin e mbjelljes me hedhjen e një grushti dhe mbi rrënjët e pemës, shoqëruar nga vështrimi i bashkëshorteve të tyre dhe veçanërisht kamerave nga e gjithë bota.

Filizi i vogël ishte marrë nga një pyll në veri të Francës, vendi ku vdiqën mbi 2 000 forca të Marinës amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bota