Për Durim Bamin, po qarkullojnë zëra brenda policisë e bandave, se është bërë “Sarpi” i Fatmir Xhafajt

Për Durim Bamin, po qarkullojnë zëra brenda policisë e bandave, se është bërë “Sarpi” i Fatmir Xhafajt

Suksesin për “inflitrimin e Durim Bamit, thuhet se e ka arritur vetë Fatmir Xhafaj, duke shfrytëzuar me shumë durim riaktivizimin e “fijeve” të vjetra, që ka pasur, kur ishte shef hetuesie në Krujë, me persona të zhytur në spiunllëqe, kurvëri, vjedhje e denoncime brenda fshatit, lagjeve e familjeve

Kanë vetë-krijuar opinionin, se ekzitojnë lidhje shërbimesh sekrete, mes kupolës së policisë dhe Durim Bamit, nisur prej ritualit “turistik” afro 3-vjeçar mes tyre, me arrestime, lirime, izolime në qeli e në shtëpi, paçka se e kapin me kobure, drogë e miliona në makinë dhe poshtë jastëkut, ndërkohë që “kolegët” e Bamit, mbahen në qeli, thjeshtë për dyshime e denoncime telefonike.  

Këtë dyshim lidhjesh të fshehta bashkëpunimi, krijoji si përshtypje publike, “frika” e policisë nga Durim Bami dhe “qetësia” e Durim Bamit, pas aksionit të frikshëm e të bujshëm policor në Nikël, ku brenda 30 minutash, u arrestua një “ushtri” prej 30 banditësh, me “CV” krime ekstreme të çdo lloji, mes tyre dhe “kapoja” Durim Bami.

Veçanërisht pas akisonit të Niklës, të gjithë po pyesin të çuditur, se përse u lirua ekzemplari i botës së krimit, “don” Durim Bami, gjersa u kap me kobure në brez e thesë me miliona, ndërkohë që të tjerët e bandës së tij, u mbajtën në qeli.

Çudia e lirimit të Bamit të armatosur, krijohet prej faktit, se polica arreston e nuk lëshon mbajtës koburesh, çakmakësh e biçakësh me majë 2 cm në varësen e çelësave, që përdoren për të kruajtur thonjt e zverkun, ndërkohë që prangos e liron një “titullar” krimesh!

Kësaj çudie policore e drejtësie, kanë nisur t’ia heqin “perçen” e misterit, zëra që kanë filluar të dalin nga brenda policisë sipas të cilave, thuhet se gjatë kohës në “Vila 6” (qeli), Durimi Bami është bërë “Sarpi” i Fatmir Xhafajt, si “sy e vesh” i  infiltruar brenda grupit të tij në zonën Fushë-Krujë.

Detyra e tij është, “kapje valësh” për sinjale informacioni për çdo person, plane aksionesh e veprimesh, para ose pasi ndodhin jo vetëm në zonën e tij, por dhe në grupe të tjera kriminale, me të cilët “NIKLA” bashkëpunon e përcakton territoret dhe bizneset që gjuajnë.

Suksesin për “inflitrimin e Durim Bamit, thuhet se e ka arritur vetë Fatmir Xhafaj, duke shfrytëzuar me shumë durim e mjeshtëri prej eksperti, rikontaktimim, përpunimin dhe përdorjen e “fijeve” të vjetra, që Fatmir Xhafaj ka pasur, në 4 vitet kur kishte shef hetuesie në Krujë e Fushë-Krujë, me persona të zhytur në spiunllëqe, kurvëri, vjedhje e denoncime brenda qytetit, fshatit, lagjes e familjeve, histori që i di më mirë av. Idajet Beqiri, i cili në ato vite ka qenë Kryetar Gjykate në Krujë.

Kujtojmë, se një “përvojë pune” si i “infiltruar”, Durim Bami e ka pasur gjatë bashkëpunimit, si i përdorur nga “kolegu” i tij, deputeti Tom Doshi, për të inskenuar vrasjen e Tomës, me video të filmuar nga Toma, në magazinat e Tomës, skenar halabakësh, që u bë shkak për burgosjen e Bamit, ku u firmos dhe bashkëpunimi si “Sarp” i policisë, që ka nisur të dalë si lajm i besueshmë, nga ata që i çonin supën në qeli…/Pamfleti

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti