Kosova 7 Dhjetor 2022, 23:37

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Përderisa në Veriun e Kosovës po ka shpërthime dhe situata është e tensionuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur të shkojë në Vjenë të Austrisë.

Dhe jo për ndonjë çështje që lidhet direkt me Kosovën, por për një samit socialist.

Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga kryetari i Vjenës, Michael Ludëig, që i paraprinë Samitit të Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor.

Bashkë me Kurtin është edhe Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit nga radhët e VV-së.

Por përderisa Kurti gjendet në Vjenë, në Veriun e Kosovës “po shihet tymi”.

Disa shpërthime atje kanë shqetësuar banorët shqiptarë në pjesën veriore.

Kjo pasi serbët lokalë nuk duan që të mbahen zgjedhjet lokale në komunat veriore, pasi Lista Serbe nuk merr pjesë në ato zgjedhje.

Në këtë situatë, Kosova është pa kryeministrin e saj. /Pamfleti

Prishtine

Kosova