Politike17 Shtator 2019, 09:14

Për Ramën nuk ka qetësi, opozita rikthehet me protesta, ja çfarë pritet këtë javë

Shkruar nga Pamfleti

Për Ramën nuk ka qetësi, opozita rikthehet me protesta, ja çfarë pritet këtë javë

Partia Demokratik rikthehet sërish, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një emision televiziv ka njoftuar se PD dhe aleatët e saj do të vendosin këtë javë se kur do të rinisin sërish protestat.

Bardhi tha ka deklaruar se këtë javë do të mblidhen strukturat e PD-së dhe do të vendosin datë konkrete, por theksoi se kjo nuk do të jetë mënyra e vetme që kjo forcë politike do të përdorë për të arritur qëllimin final.

Duke u ndalur në tre çështje kryesore, Bardhi tha sse nuk ka një marrëveshje të fshehtë PD-PS, nuk ka përçarje me aleatët e aq më tepër me LSI-në, si dhe kryebashkiakët Valdrin Pjetri (Shkodër), Agim Kajmaku (Vorë) dhe Mark Babani (Vau i Dejës) nuk janë të vetmit, për të cilët kanë marrë informacione dhe kanë siguruar dokumentet që vërtetojnë se janë me të shkuar kriminale. Ai paralajmëroi se kanë informacione edhe për 7-8 kryebashkiakë të tjerë, që janë me precedentë penal.

Lidhur me Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Bardhi tha se e gjykon një vendim krejtësisht Kushtetues shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit nga kreu i shtetit, teksa e cilësoi Komisionin Hetimor, si një “tallje për shqiptarët”.

codramol
smile

Politike ja çfarë pritet këtë javë Opozita rikthehet me protesta Për Ramën nuk ka qetësi