Kosova14 Dhjetor 2022, 17:51

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Për zëdhënësen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, aplikimi i Kosovës për në Bashkimin Evropian (BE) ishte vetëm formalitet.

Presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamnetari, Glauk Konjufca, nënshkruan të mërkurën letrën e aplikimit.

Por për Sibel Halimin përformanca e sotme e Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës ishte sa për postime në Facebook.

“Anëtarësimi i shpejtë në Bashkimin Evropian është cak shumë ambicioz, madje edhe për shtetet që udhëhiqen nga politikanë që injektojnë pritshmëri joreale. Megjithatë, performanca e liderëve për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian është shumë e rëndësishme. Kjo pamje do të mbetet vetëm imazh, nëse nuk fuqizohet politika e jashtme”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Kosova nesër do ta dorëzojë zyrtarisht aplikimin për në Bashkimin Evropian.

Pesë vende të unionit, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Prishtine

Kosova