Sport20 Maj 2018, 17:18

Perandori i Turqisë, Fatih Terim fiton kampionatin e shtatë me Galatasaray-n, Fenerbahçe , Besiktas, Istanbul Basaksehir në

Shkruar nga Pamfleti

Perandori i Turqisë, Fatih Terim fiton kampionatin e shtatë me Galatasaray-n, Fenerbahçe , Besiktas, Istanbul Basaksehir në Europa League

Fatih Terim njihet me epitetin Perandori. I larguar nga federata turke prej  postit të trajnerit të përfaqësueses pas zënkës në një lokal, Terim u kthye si triumfues, këtë  duke fituar për herë të shtatë në karrierë kampionatin turk me Galatasaray-n.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Superliga e këtij sezoni ishte vërtetë e bukur, me luftën e vazhdueshme ndërmjet katër protagonisteve të mëdha: Galatasaray, Fenerbahçe, Besiktas dhe Istanbul Basaksehir. Të gjitha këto skuadra kishin shanse dhe ishin në garë për titullin deri në javën e fundit.

 

 

Pasi mori kreun në fazën finale të sezonit dhe pas  fitores 1-0 ndaj Goztepes, Galatasaray u shpall kampion. Titulli numër 21 në histori për klubin nga Stambolli.

Parandori Fatih Terim e udhëhoqi skuadrën drejt suksesit, pasi gjatë dhjetorit të kaluar zëvendësoi në stol Igor Tudor, duke lënë pas vetes me 3 pikë Fenerbahçen dhe Istanbul Basaksehir, që do të luajnë në Europa League së bashku me Besiktas.

Autori i golit të fundit që i dha triumfin Galatasaray-t ishte Gomis. Ai tashmë është kthyer në një idhull për tifozët e kësaj skuadre.

 

 

Sport Galatasaray. Turqi . Terim