Sport13 Qershor 2019, 16:09

Përdhosja e fanellës kuqezi, Ramadani shpjegon veprimin e papranueshëm

Shkruar nga Pamfleti
Përdhosja e fanellës kuqezi, Ramadani shpjegon veprimin e

Ylber Ramadani shënoi golin e dytë ndaj Moldavisë në “Elbasan Arena” në fitoren 2-0. Goli i parë me fanellën kuqezi për mesfushorin e ri.

Festimi nga ana e lojtarit të Veljes në Danimarkë ishte mjaft i keq, pasi hoqi fanellën dhe e goditi me shkelm.  Lojtari ka reaguar vetë përmes instagramit të tij ku ka kërkuar falje.

Mesazhi – “Përshëndetje miq. Ju falënderoj të gjithëve për komentet pozitive dhe ato negative sa i përket çështjes së bluzës.

Ju kërkoj shumë ndjesë për hedhjen e bluzës, me të vërtetë një gjest i papranueshëm, por më besoni që ndodhi si pasojë e mos kontrollimit të emocioneve dhe nuk kisha asnjë qëllim të keq. Ju kërkoj shumë ndjesë. Zoti iu bekoftë të gjithëve”, – një mesazh i qartë.

Sport