Showbiz 9 Tetor 2019, 14:15

Përdorimet e deodorantit që nuk njihje deri tani

Shkruar nga Pamfleti
Përdorimet e deodorantit që nuk njihje deri tani

Pjesa më e madhe e njerëzve zakonisht kanë deodorant, por pak veta dinë se deodorant, përveçse kontribuon të mbash një aromë më të këndshme nën sqetulla, ka edhe një sërë funksionesh që dihen shumë pak.

Pickimet nga insektet

Është e mundur të përdorësh deodorantin për të zbutur lëkurën gjatë një irritimi të shkaktuar nga pickimi i një insekti. Për të bër këtë, përdor pak deodorant në vendin ku jeni pickuar, prisni disa minuta dhe do vini re se irritimi apo edhe shenja që kishte lënë pickimi, do zhduken.

Irritim pas rruajtjes

Gratë shpesh vuajnë nga irritimi për shkak të depilimit me brisk. Përveç irritimit, kjo provokon edhe njollat e shëmtuara të kuqe, që shkaktohen si pasojë e briskut në kontakt me lëkurën. Nëse kjo të ndodh, dije se deodorant mund të të ndihmojë ta parandalosh këtë problem. Thjesht  aplikoni pak deodorant pas rrojes dhe kjo do e bëjë lëkurën të lëmuar dhe do heqë irritimin e shëmtuar.

Heq puçrat

Deodorant nuk ka si funksion vetëm eleminimin e erës së keqe të trupit, por mund të jetë shumë i dobishëm edhe në luftën kundër puçrave. Hidhni pak deodorant mbi puçra dhe pikat e zeza në fytyrë, pasi pastron lëkurën, duke hequr puçrat.

Parandalon djersitjen e mundshme nën gjoks

Nëse zakonisht je tip që djersit shumë nën gjoks, me siguri od ndihesh shumë në siket në një situatë të tillë, sepse është shumë e parehatshme dhe favorizon prodhimin e baktereve dhe viruseve.

Dije se deodorant mund ta përmirësojë këtë situatë, mjafton të aplikosh deodorant në atë zonë dhe do shohësh se djersa do zhduket me shpejtësi.

Ndalon syzet të rrëshqasin poshtë hundës

Kur syzet nisin të rrëshqasin poshtë hundës, zakonisht ndodh për shkak të djersitjes së mundshme. Që ta evitoni një gjë të tillë, vini pak deodorant anti djersë rreth syzeve, në mënyrë që t’i mbani ato në pozicionin që duhet, edhe kur djersitni.

Era e keqe tek këmbët

Këmbët tona kanë rreth  250.000 gjendra djerse, më shumë se çdo pjesë tjetër e trupit. Ndërkohë, është e nevojshme t’u kushtojmë vëmendje këmbëve, sidomos për shkak të erës së keqe që mund të shkaktojë kjo. Nëse doni të hiqni qafe djersën dhe erën e keqe, aplikoni një sasi të deodorantit.

Çngjyrosje e veshjeve me ngjyra

Djersa është kaq e fortë sa mund të zbardhë edhe veshjet me ngjyra shumë të forta. Nëse do të evitosh që kjo të ndodhë me veshjet e tua të preferuar, apliko pak deodorant anti djersë në pjesën e trupit ku djersit më shumë, kjo do ndalojë çngjyrosjene veshjeve.

Lifestyle Përdorimet e deodorantit që nuk njihje deri tani