Aktualitet16 Maj 2019, 16:38

Përdoruesit kritikojnë ashpër Kylie Jenner për produktin e ri: Nuk duhet të përdoret kurrë, është tragjike

Shkruar nga Pamfleti

Përdoruesit kritikojnë ashpër Kylie Jenner për produktin e ri: Nuk duhet të përdoret kurrë, është tragjike

Kylie Jenner duket se nuk është mjaftuar me titullin si “miliarderja më e re në histori” dhe po përpiqet që ta rrisë pasurinë e saj akoma dhe më shumë.

Biznesi më i ri i anëtarës së familjes Kardashian është një linjë prduktesh për kujdesin e lëkurës, e quajtur “Kylie Skin”. Por gjërat nuk duket se po ecin mirë me këtë inciativë të re të Kylie-t, sepse ndjekësit e saj në Twitter dhe sidomos ata që i përdorin produktet e saj, pretendojnë se një përbërës i “Kylie Skin” mund të dëmtojë fytyrën.

Në fakt linja e re e Kylie-t do të dalë në treg në 22 maj dhe përmban produkte si larësi i fytyrës, toni i syve, serum-i, scrub-i  apo disa lloje kremërash.  E gjithë zhurma po bëhet piëkërisht për scrub-in që përdoret në fytyrë dhe faktin që përmban pluhur arre. Sipas Jenner, ky produkt është i butë për lëkurën dhe shumë efektiv dhe që ndihmon në lustrimin e saj, duke zhdukur qelizat e vdekura. Udhëzimet thonë se duhet përdorur të paktën 3 herë në javë dhe Kylie vetë e përdor po kaq herë, por sipas përdoruesëve të Twitter nuk duhet përdorur kurrë.

Dhe realisht, pluhuri i arrës nuk duhet ti afrohet fytyrës tuaj, pasi mund të dëmtojë rëndë shtresat e lëkurës dhe barrierën e saj, sidomos nëse lëkura juaj është e ndjeshme apo e inflamuar nga aknet. Kështu që në rrjetin social, janë ngritur pikpyetje të mëdha për këtë produkt dhe për faktin që pse Kylie po përpiqet ta shesë kur është e dëmshme. “Kylie Jenner ka dermatologët dhe estetistët më të mirë në botë në ekipin e saj dhe sërish hedh në treg një product që përmban arrë?”- shkruan dikush, ndërkohë që një tjetër ka këtë koment: “Kjo është e tmerrshme, një pastrues fytyre me shkumë dhe një scrub me pluhur arre? Eshtë tragjike të mendosh që miliona vajza do e blejnë këtë produkt dhe do shkatërrojnë barrierën e lëkurës.

Sigurisht, lëkura e të gjithëve është e ndryshme dhe çfarë funksionon për dikë ndoshta nuk mund ta përdorë dikush tjetër, prandaj më e mira është që ta “dëgjoni” lëkurën tuaj, të flisni me dermatologët dhe të bëni sa më shumë kërkime përpara se të përfshini një pridukt të ri në rutinën tuaj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Shendeti Kylie Jenner Përdoruesit Produktet