Politike13 Qershor 2019, 10:08

Përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane Moses-Ones takim me Metën, fokusi te anullimi i zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti
Përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane Moses-Ones takim me

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Leyla Moses-Ones, mësohet se ka mbërritur në Presidencë ku do të konsumojë një takim zyrtar me Presidentin Meta në lidhje me situatën politike në vend pas anullimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pjesë e diskutimit pritet të jetë dhe vendimi i maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Meta me motivacionin e shkeljes së Kushtetutës.

Kujtojmë se jo më larg se dje Moses-Ones pati një takim “kokë më kokë” edhe me kryeministrin Rama. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjedhjet ka qenë gjithmonë prioritet dhe ata i kanë bërë thirrje të vazdhueshme opozitës që të lërë dhunën e protestat, por të ulet në dialog me mazhorancën.

Politike