Aktualitet18 Maj 2019, 21:50

Performancë e jashtëzakonshme, Jonida Maliqi “ndez” Eurovizionin, si të votoni Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Performancë e jashtëzakonshme, Jonida Maliqi "ndez" Eurovizionin, si të votoni Shqipërinë

Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi, ka elektrizuar skenën e madhe të Eurovizionit, duke shkëlqyer me interpretimin e saj në natën finale të eventit më të rëndësishëm të këngës në Evropë.

Jonida është ngjitur e dyta në skenën magjike të festivalit të këngës, kur për të dytën herë dhuroi emocione mjaft të forta për shqiptarët në mbarë botën.

Mes skenës elektrizuese dhe zërit të saj potent, Jonida përcolli shumë emocione dhe ia doli të performonte me sukses këngën e saj në shqip “Ktheju Tokës”, në skenën e Eurovizionit, në Izrael.

Tashmë, Jonida është në pritje të rezultatit final, ku të gjithë shqiptarët jashtë vendit mund ta votojnë këngëtaren shqiptare me kodin 02.

Në një përllogaritje të votave të jurisë, si dhe televotimit të publikut, do të përcaktohet renditja e saj.

Këngëtarja dukej e mrekullueshme, ndërsa kishte ruajtur të njëjtin look, ku dukej si ilire e veshur me fustanin e zi me filigranë ari dhe që përfaqëson më së miri etnikën shqiptare.

Edhe skenografia ishte gjithashtu e njëjtë me interpretimin e këngëtares gjatë natës së dytë të festivalit, me drita kuq e zi, ndërsa Jonida qëndronte në mes të një rrethi zjarri.

Kënga e Jonida Maliqit është vlerësuar maksimalisht nga publiku, ndërsa tani na mbetet të presim se si do të renditemi në festivalin e këtij viti.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

codramol
smile

Kryesore Eurovizioni jonida maliqi