Bota 8 Prill 2018, 07:26

Përfshihet nga flakët kulla Trump në New York

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet nga flakët kulla Trump në New York

Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci aktual, në Kullën Trump në New York e cila u përfshi nga flakët në katin e 50 të saj.

Në këtë kullë Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka një zyrë dhe një apartament, por në momentin e flakëve, askush nuk ndodhej aty.

Viktima humbi jetën pasi u transportua për në spital, ndërsa të plagosurit janë pjesë e forcave zjarrfikëse.

Shefi i personelit të zjarrfikëseve ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por lartësia e katit e ka vështirësuar punën për personelin.

Ata po punojnë për lokalizimin e flakëve, por ende nuk janë vënë në kontroll.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota Përfshihet nga flakët kulla Trump në New York