Kosova 2 Nëntor 2022, 09:27

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Numri dy i Partisë Popullore të Serbisë, Sinisha Kovaçeviç, është shprehur i bindur se presidenti i Serbise, Aleksandar Vuçiç, do t’u thotë qytetarëve serbë në veri të Kosovës që t’i konvertojnë targat.

Nënkryetari i Partisë Popullore serbe në një intervistë për “Radio Televizionin e Vojvodinës” ka thënë se zgjidhja e çështjes së Kosovës “pret serbë e shqiptarë më të zgjuar”.

“Kështu Vuçiç thoshte edhe ‘nuk e jap Valaçin, nuk e jap Gazivodën’, por i dha”, tha Kovaçeviç.

Në pyetjen se çfarë mund të bëhet tjetër, Kovaçeviq tha: “Mund të heshtësh, të vuash dhe të ëndërrosh e të presësh”, duke shtuar se më e rrezikshmja është të ëndërrosh.

Nga 1 nëntori ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkallëzimin e masave ndaj atyre që nuk i kthejnë targat ilegale serbe në ato RKS. Për 21 ditë do të lëshohen fletëqortime, pas 21 nëntorit deri më 21 janar do të lëshohen gjoba. Pastaj do të ketë targa testuese dhe pas 21 prillit nuk do të lejohen targa të tjera përveç atyre RKS.

Prishtine Aleksandar Vuçiq Sinisha Kovaçeviq Targat ilegale

Kosova