Përfundojnë pjesët e para të 4 ndeshjeve çerek-finale të Europa League. Ajaksi ka mundur minimalisht Romën me golin e realizuar në minutën e 39.
Devi Klasen mori një top pas një gabimi të Ibanez dhe pas një kombinimi të bukur me Tadic arriti të ndëshkonte portierin Pau Lopez.
Goli i tretë i shënuar për Klasen në pesë ndeshje të luajtura në Europa League këtë sezon.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe dy skuadrat e tjera udhëtuese; Mançester Junajtid dhe Vijareal. “Djajtë e Kuq” kanë mundur ngushtë 1-0 Granadën me golin e Markus Rashford në minutën e 31, ndërsa me të njëjtin rezultat ka triumfuar edhe “nëndetësja e verdhë” kundër kroatëve të Dinamos së Zagrebit.
Ndeshja mes Arsenalit dhe Slavias së Pragës është mbyllur me rrjeta të paprekura 0-0.