Përfundojnë pjesët e para të play-off-it, të kualifikuese në EURO 2020. Hungaria është mundur nga Islanda me rezultatin 0-1. Takimi është zhbllokuar në minutën e 11 nga Sigurdson me një goditje dënimi. “Merita” më e madhe i shkon portierit Gulacsi, të cilit i ka shpëtuar topi nga duart.
Sllovakia ka triumfuar minimalisht ndaj Irlandës së Veriut në fushën e këtyre të fundit. Fatin e këtyre 45 minutave të para e vendosi Juraj Kuçka në minutën e 17.
Ndeshja mes Serbisë dhe Skocisë është mbyllur në paqe, në barazim 0-0.