Përfundojnë pjesët e para. Reali i Madridit është ‘thyer’ në “Santiago Bernabeu” nga Deportivo Alavesh me rezultatin 0-1. Miqtë zhbllokuan takimin në minutën e 5. Perez shënoi nga pika e bardhë pas penalltisë së shkaktuar nga Naço për prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë.
Në kampionatin francez, PSG ka mundur Bordo me përmbysje, me rezultatin 2-1. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 10 me një autogol të Pembele. Një debutim aspak i mirë për 18-vjeçarin me kampionët e Francës. Por në kuadrin e 2 minuta, parizienët përmbysën takimin, fillimisht në minutën e 26 me penallti nga Nejmar dhe në të 28-ën me Kean.