Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të Champions League. Mançester Siti ka bërë detyrën ndaj Borusia Myqengladba, teksa ka mposhtur gjermanët me rezultatin minimal 0-1.
Bernardo Silva zhbllokoi shifrat në minutën e 29 për ekipin e Guardiolës. Portugezi shënoi me një goditje perfekte me kokë, pas një krosimi mjaft të bukur të Zhoa Kançelos nga e majta.
Sfida luhet në “Puskash Arena” të Hungarisë për shkak të Covid-19.
Në ndeshjen tjetër, Atalanta dhe Reali i Madridit janë ndarë në paqe. Një karton i kuq i pakuptimtë u dha për Atalantën pas vetëm 17 minutash lojë.
Reali i Madridit po dilte në sulm dhe pas një aksioni të bukur, Mendi po nisej diagonalisht drejt portës së italianëve, kur Remo Frojler ndërhyri ndaj francezit.