Showbiz21 Gusht 2019, 13:50

Përfundon dashuria mes Katie Holmes dhe Jamie Foxx

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon dashuria mes Katie Holmes dhe Jamie Foxx

Ka përfunduar zyrtarisht dashuria mes Katie Holmes dhe Jamie Foxx.

Dyshja në këta gjashtë vjet nuk kanë folur kurrë hapur për marrëdhënien e tyre dhe kanë qenë shumë të aftë në evitimin e paparacëve, të cilët kanë arritur t’i kapin bashkë në raste shumë të rralla.

Edhe lajmi për prishjen e lidhjes ka ardhur pas shumë muajsh në  “E! News”, e cila ka fotografuar Foxx me të dashurën e re Sela Vave, jashtë një lokali në perëndim të Hollywoodit.

Aktori u fotografua disa ditë më parë dorë për dore me këngëtaren Sela Vave, jashtë një klubi nate, teksa largoheshin nga festa e datëlindjes së reperit Lil Pump.

Një burim konfirmon për “E! News” se Holmes dhe Foxx janë ndarë në maj, pak pas publikimit zyrtar të dashurisë së tyre. Dyshja më 6 maj kishte sfuluar bashkë për herë të parë në tapetin e kuq të Met Gala, ku shfaqen të zyrtarizuar si çift, para se të marrin rrugë të ndryshme.

I am so grateful to this man! Thank you so much @iamjamiefoxx for everything you do and for believing in me. #feelingblessed ??

A post shared by Sela Vave (@selavave) on

Showbiz