Politike17 Gusht 2019, 13:01

Përfundon ‘epoka’ Dako, Valbona Sako kërkon dorëheqjen e drejtorëve ‘të akullores’, në shtator nisin ethet e ‘sp

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon ‘epoka’ Dako, Valbona Sako kërkon

Përfundon ‘epoka’ Dako, Valbona Sako kërkon dorëheqjen e drejtorëve ‘të akullores’, në shtator nisin ethet e ‘spastrimit’

Pas një ‘pushteti’ të qetë prej tre mandatesh të ish-kryesbashgkiaut Vangjush Dako, duket se dhe gjurmët që ka lënë pas sdo të largohen. Pas skandalit me përgjimet e BILD, ku u shënua si fund për Dakon, duke e bërë të largohej nga politika me kpkën ulur, SHBA id ha fund duke e vendosur në listën e zezë, duke i ndaluar kështu që udhëtimin brenda kufijve amerikan.

Sipas burimeve mësohet se zëvendësuesja e tij, Valbona Sako ka mbledhur të gjithë drejtorët e bashkisë së Durrësit, të cilëve iu ka kërkuar që të japin dorëheqjen. Duket se Sako ka shkuar me porosi të qartë: Të eliminohet ndikimi i Dakos në çdo strukturë ku ndodhen njerëz të besuar e të emëruar prej tij.

E njëjta kërkesë u është bërë edhe nënkryetarëve të bashkive, ndërkohë që lëvizja ka befasuar jo pak të pranishmit në takim.

Ajo iu ka arsyetuar se meqënëse PS ka fituar Durrësin, atëherë do të ketë ndryshime rrënjësore në administratë.

Politike në shtator nisin ethet e ‘spastrimit’ Përfundon ‘epoka’ Dako Valbona Sako kërkon dorëheqjen e drejtorëve ‘të akullores’