Në tone të ashpra dhe ironike, Kryeminstri Edi Rama nga Kuvendi ka deklaruar se brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht.
Rama e ka cilësuar situatën e pandemisë, një sukses prej masave të marra nga qeveria. Sakaq ai ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes me zgjedhjet që bëjnë pasi mund të vijë një valë tjetër e cila do të jetë më e madhe se e para.
“Të gjithë ata që thonë se ky nxorri fytyrën e vërtetë dhe i mbylli shqiptarët sepse ky i do brenda… Dhe të vuanin padrejtësisht internimin në kolltuqet e tyre para ekraneve të televizorit. Sakrificat e mëdha të një lufte të përgjakshme në krevat… duke fjetur pa shkuar në punë. Kjo është kostoja e suksesit. Kjo është kostoja e zgjidhjes së gabuar siç thotë Shekspiri…
Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë e Shqipërisë do të jenë të hapur dhe do të përgatitemi për sezonin turistik, natyrisht jo duke pasur parasysh ata që nuk ndjekin këshillen e Shkekspirit… Por duke u përgatitur që nëse vjen një valë tjetër që do të jetë më e madhe se kjo dhe që ta përballojmë përsëri”, tha Rama.