Politike26 Korrik 2019, 10:14

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen porositë: Deri në shtator do bëhet pastrimi!

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen porositë:

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen porositë: Deri në shtator do bëhet pastrimi!

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm drejtuesit socialist të qarqeve të Veriut, ndërsa detaji i rëndësishëm është bojkotimi i Ditmir Bushatit, i cili nuk e mban më postin drejtues në Qarkun e Shkodrës.

Sipas burimeve, në mbledhje u diskutua se  deri më 15 gusht do të përfundojë konstituimi i këshillëve bashkiake dhe kryebashkiake.

Porosia e dytë e Ramës  për kryetarët e bashkive ishte bërja e planeve të investimeve dhe buxhetimeve, të cilat duhet të jenë gati deri në fund të gushtit.

Gjithashtu mësohet se kryeministri ka kërkuar të evidentohet kontributi i drejtuesve  të institucioneve në raport me Partine Socialiste.

“Administrata në territor ka probleme. Në muajin shtator dhe tetor do të bëhet vleresimi i gjithë drejtoreve dhe pastrimi i atyre që nuk kapnin ritmin”– mësohet të ketë thënë Rama.

Kujtojmë që qarkun e Shkodrës tashmë nuk e drejton më Ditmir Bushati, por Valdrin Pjetrin dhe Lezhen Sandër Lleshaj.

Gjatë ditës së djeshme Rama mblodhi kabinetin qeveritar për analinzën e punës së tyre dhe objektivat e shtatorit.

Politike Edi Rama mbledhja me deputetet