Aktualitet12 Korrik 2019, 11:10

Përfundon numërimi i kutive në Lezhë, ja sa vota i ishin mohuar “kaubojsit” Ndocaj

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon numërimi i kutive në Lezhë, ja sa vota i ishin

Vetëm pak minuta ka zgjatur numërimi i votave për 11 kutitë në qarkun e Lezhës.  Mësohet se një votë e gabuar, i ishte hequr Ndocajt dhe i ishte shtuar Ndreut.

Ditën e sotme KQZ nisi rinumërimin e për bashkinë e Lezhës. Fletët e votimit të 11 kutive të u kaluan edhe njëherë nëpër duar.

Kandidati për Bashkinë Lezhë, Eduard Ndocaj nga Partia Konservatori, kërkoi dje konkretisht hapjen e kutive në 11 qendra votimi me dyshimet se ka më shumë vota sesa votues.

Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, i cili mbështeti kërkesën e paraqitur nga subjekti zgjedhor. Çështja u bë më e nxehtë për një qendër votimi, ku në kuti kishin gjetur 20 vota më shumë se sa votues, ndërsa në qendrat e tjera, parregullsia qëndronte në 1 deri në 3 vota.

Aktualitet