Përfundon pjesa e parë e javës së 10 në Premier Ligë. Arsenali është mundur nga Volverhampton me rezultatin 1-2. Ndeshja u zhbllokua pas 27 minutash, ku miqtë shënuan të parët me Neto, pas një ikje fantastike nga krahu të Traore.
Fillimisht ujqërit goditën traun e portës, por topi u kthye dhe më pas portugezi e dërgoi në rrjetë. “Topçinjve” u janë dashur vetëm 4 minuta për të barazuar rezultatin me Gabriel, i cili me kokë goditi në mënyrë perfekte, pas një krosimi nga krahu i djathtë.
Në minutën e 42, Volverhampton gjeti golin e dytë dhe të fitores me Podence. Një vendosje në mbrojtje totalisht e gabuar dhe futbollisti gjeti rrjetën, pasi kaloi si birila mbrojtësit e vendosur aty.