Një aksident me pasojë vdekjen e një personi raportohet se ka ndodhur në autostradën Lezhë – Milot, pasditen e kësaj të dielë.
Burime bëjnë me dije se viktima është 60 vjeçari Gjon Kola i përplasur nga një makinë, teksa ecte në këmbë. Fatkeqësisht këmbësori nuk u ka mbijetur dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.
Raportohet se në harkun kohor të dy javëve, katër aksidente janë shënuar në të njëjtin vend, duke e bërë këtë aks ndër më problematikët në vend.