Kronike18 Gusht 2019, 17:23

Përgjaket Vlora, makina del nga rruga, humb jetën pasagjeri

Shkruar nga Pamfleti
Përgjaket Vlora, makina del nga rruga, humb jetën pasagjeri

Përgjaket Vlora, makina del nga rruga, humb jetën pasagjeri

Një tjetër aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur këtë të dielë në Vlorë pranë fshatit Kotë. Mësohet se një automjet tip ‘Mitsubishi’ ka dalë nga rruga e për pasojë është rrotullisur disa herë.

Nga përplasja ka marrë plagë të rënda pasagjeri me iniciale Z. L, 60-vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Po ashtu edhe shoferi ka marrë plagë në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Informacioni i policisë

Rreth orës 14:45, në aksin rrugorë Kotë-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shkalla Mavrovë” automjeti tip Mitsubishi, me drejtues shtetasin Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi Z.L., 60 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

60 vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Vlorës por ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kronike aksident kote Viktima Vlorë