Aktualitet10 Dhjetor 2018, 21:09

Përgjigja mjerane e OST për Pamfletin

Shkruar nga Pamfleti
Përgjigja mjerane e OST për Pamfletin

Përgjigja mjerane e OST për Pamfletin

Pamfleti. net ka publikuar që në orën 17:24 një  lajm ekskluziv shoqëruar me dokument se si  “kompania fantazmë “DH Albania” ka marrë në shtator një tjetër tender 12 milion USD te energjia, Rama e Gjiknuri, “dashuri” të pakthyeshme me Bashkim Ulajn”.  Edhe pse në gjendje mizerie, media “fodulle” shqiptare si Balkanweb, që mbahet si një ndër portalet më të mëdha në vend kopjon lajmin dhe nuk citon asgjëkundi  Pamfleti.net.  “Madhështia” po i zvogëlon dhe po i katandis  si mos më keq mediat shqiptare. Ndaj dhe një dorë e hekurt “ulëret” edhe për këtë “pushtet të katërt”, që në vend se të jetë shembull degdiset në një formë të tillë.

Shkrimi në Pamfleti.net

Dokumenti/ Kompania fantazmë “DH Albania” ka marrë në shtator një tjetër tender 12 milion USD te energjia, Rama e Gjiknuri, “dashuri” të pakthyeshme me Bashkim Ulajn

 

Përgjigja e OST për Pamfleti:

REAGIMI

Sqarim i Operatorit te Sistemit te Transmetimit (OST)

Referuar rastit te publikuar ne median online per nje kontrate qe kompania DH Albania ka patur me Operatorin e Sistemit te Transmetimit, OST sqaron se qe ne momentin kur eshte njohur me permbajtjen e dokumenteve te shfaqura ne emisionin “Te Paekspozuarit” ne News 24, ky institucion ka marre masat per pezullimin e njeanshem te kontrates.

Detajet e metejshme do behen te ditura ne nje komunikim te dites se neserme.

 

Lajmi i marrë nga Balkanweb:

Skandali/DH Albania ka fituar tjetër tender,OST i dha 11 mln euro

 

Aktualitet