Politike20 Qershor 2019, 11:41

Përgjimet e Bild/ Shpërthen Braçe: PD ka vjedhur vota me pistoletë, nëse kemi faj do mbajmë përgjegjësi

Shkruar nga Pamfleti
Përgjimet e Bild/ Shpërthen Braçe: PD ka vjedhur vota me

Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Braçe paralajmëron opozitën: Burg dhe izolim përjetë, kjo ju pret!

Erion Braçe është shprehur se PD ka vjedhur vota me pistoletë. Sipas tij  nëse përgjimet e “Bild” janë të vërteta të mbajnë përgjegjësi ata që janë të përfshirë.

Numri dy i qeverisë  tha se prokuroria duhet të veprojë dhe të verifikojë autenticitetin e tyre. Sipas tij, në materialet që ai ka parë, nuk shihet në asnjë moment që të jetë biseduar për këmbim parash.

“Përgjimet i kam dëgjuar edhe unë. Këto janë përgjime partiake që ata me  pistoletë në dorë kanë kërcënuar njerëz. Kanë goditur edhe makinën e policisë së shtetit. Mbi të gjitha është prokuroria që duhet të vërtetojë vërtëtsinë e tij. Unë nuk jam akoma socialist i vjetër. Ndreu nuk thotë që secili mësues në qarkun e Dibrës  nëse nuk votojnë në PS do te fluturojnë nga puna. Ai ka folur me një drejtues të PS-së. Sipas ligjit drejtuesit e shkollave nuk janë të ndaluar të merren me aktivitetin politik. Përgjime për çfarë? Kush ka folur për përgjime? Në asnjë prej përgjimeve të publikuara, në gojën e Vangjush Dakos, nuk flitet në asnjë germë për ofrim të parave.  Në rast se identifikohen raste të tilla të blerjes së votave, duhet të mbajë përgjegjësi. Ata kanë blerë vota, kanë kërcënuar me armë.

Unë nuk jam brenda këtyre praktikave të zbardhjeve. Prokuroria të vërtetojë autenticitetin.  Pjerin Ndreu nuk thotë se cilido mësues, nuk thotë  që mësuesit në qarkun e Dibrës në rast se nuk votojnë do fluturohen nga puna. Sipas ligjit, drejtuesit e shkollave nuk janë të ndaluar të merren me aktivitet politik.

Po flasim për një rast konkret.  Pjerin Ndreu i ka identifikuar të dy personat. Nuk bëhet fjalë për mësuesit, por bëhet fjalë për dy persona që janë brenda PS. Unë i kam lexuar një për një, në asnjë nga përgjimet e publikuara, qoftë në Durrës apo edhe në rastin e djeshëm, nuk flitet në asnjë formë për këmbim parash. Nga këto përgjime nuk kanë komunikuar për çështje parash. Prokuroria duhet të bëjë punë e saj dhe të hetojë nga i pari dhe i fundit”-tha ai.

Politike