Shefi i opozitës do të komentojë përgjimet e reja të publikuara nga Bild, ndërkohë që pritet të shprehë qëndrimin e fortë të opozitës për arrestimet e fundit politike të njerëzve të opozitës.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha lajmëroi pak minuta më parë një dalje për median. Burimet pranë kryetarit të PD bënë të ditur për ‘BalkanWeb’ se Basha do të dalë për dy çeshtje aktuale të debatit politik.
Kujtojmë se më herët kreu i shtetit Meta apeloi që palët të ulen për dialog me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend.