Kronike11 Shkurt 2019, 08:57

Përleshja masive në Kamëz, policia procedon penalisht katër persona, sherri nisi për shkaqe banale

Shkruar nga Pamfleti
Përleshja masive në Kamëz, policia procedon penalisht katër

Përleshja masive në Kamëz, policia procedon penalisht katër persona, sherri nisi për shkaqe banale

Policia ka nisur procedimin penal për katër të rinjtë që u përfshinë në përleshjen e dhunshme në Kamëz. Dy ditë më parë, në rrjetet sociale u publikua një video, ku shfaqeshin 4 persona duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin.

Për hetimin e ngjarjes u përfshinë shërbimet e Komisariatit Nr.5, që arritën të identifikojnë të gjithë personat e përfshirë. Burime nga policia e Tiranës thanë se ata u shoqëruan për t’u marrë në pyetje, ndërsa ndaj tyre nisi procedim penal në gjendje të lirë, me akuzën “Plagosje e lehtë me dashje”.

Përveç përleshjes fizike, nga pamjet filmike ata dukeshin që përdornin edhe sende të forta, shkopinj, gurë etj., e për pasojë ishin të gjakosur. Në pamjet filmike duket fillimisht një person që afrohej te vendi i ngjarjes me një makinë tip “BMË” dhe menjëherë pas tij afrohen 3 persona të tjerë.

Në këtë moment nis konfrontimi fizik mes tyre dhe të gjithë protagonistët e këtij sherri masiv duket që pësojnë dëmtime. Menjëherë pas publikimit të kësaj videoje, Policia nisi verifikimet duke mësuar se ngjarja kishte ndodhur në zonën e Kamzës, në Tiranë.

Sipas raportimeve, policia tha se nga verifikimet e kryera rezultoi se ata ishin konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Në njoftimin zyrtar, Policia tha se nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 16:00 të datës 8 shkurt 2019, në qendër të Kamzës, për motive të dobëta, shtetasit E.K., Z.C. dhe H.C. janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin D.Q., duke u dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Ky konflikt, sipas Policisë, ishte nisur më parë nga shtetasi D.Q. Policia tha dje se materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës në ngarkim të 4 personave të përfshirë në sherr, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Kronike Kamëz policia procedon kater persona shrrbi masivv