Përmbaruesi falsifikator Tedi Malaveci sekuestron me kërbaç qytetarët dhe bizneset, pengon me presion e mashtrime kontrollin shtetëror në biznesin e tij “T.M.A-Shpk”

Përmbaruesi falsifikator Tedi Malaveci sekuestron me kërbaç qytetarët dhe bizneset, pengon me presion e mashtrime kontrollin shtetëror në biznesin e tij “T.M.A-Shpk”

Dredhoi 23 herë Komisionerin e të Dhënave Personale, u gjobit 5 milionë lekë, por nuk i paguan. Ka mbështetjen e Alban Qazimit, vëllait nga nëna të Fatmir Xhafës

Po publikojmë një skandal të rëndë antiligjor, të Shoqërisë Përmbarimore “T.M.A-shpk”, me pronar Tedi Malavecin, ish-Drejtor i Përmbarimit Shtetëror, ish Drejtor i Doganave të Shqipërisë, ish-Prokuror Gjyqësor dhe prej 4 vitesh Kryetar i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësor, post të cilin e ka zhvatur me falsifikime votash dhe mbështetjen klienteliste e të dhunshme, të ish-ministrit të drejtësisë të LSI.

Bëhet fjalë, për një skandal zyrtar e ligjor, të Tedi Malvecit, pronarit të Shoqërisë Përmbarimore “T.M.A-shpk” (dhe T.D.R), për pengimin me shpërfillje, shmangie, dhunë, presione e mashtrime, të një hetimi administrativ që “Komisioneri Për Të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, kishte vendosur të kryente në këtë biznes përmbarimor, por që nuk u lejua nga pronari Malaveci dhe për këtë pengim, u gjobit me 5 milionë lekë, me Vendim Nr. 12, datë 12. 03. 2018, gjobë të cilën refuzon ta paguaj!

Po publikojmë kronologjinë e këtij skandali…

  1. Në zbatim të Urdhërit Nr.14, datë 15.01.2018 të Komisionerit, grupi hetimit u paraqit ne zyrat e Shoqërisë Përmbarimore “T.M.A-shpk” me pronar Tedi Malavecin, por ai nuk nuk lejoji të kryhej hetimi, me justifikimin se me Shkresen Nr. 22 prot., datë 12. 01. 2018, kishte njoftuar Komisionerin, se “nuk kishte punonjësit në zyrë” dhe kërkoi shtyrjen e hetimit pas datës 14 shkurt 2018, pra pas “qejfit” të “Shën Valentinit”.
  2. Komisioneri pranoi dhe me Shkresën Nr. 40/3 prot., datë 23.01.2018 e njoftoi Malavecin se hetimi do bëhej në zyrën përmbarimore “T.M.A-shpk”, në datën 15. 02. 2018, ora 10.00 dhe në këta datë, grupi hetimor i Komisionerit “trokiti” në zyrat e përmbaruesit Malaveci (T.M.A shpk), për zbatimin e Urdhërit Hetimor Nr. 14, datë 15.01.2018, njoftuar me Shkresë Nr. 40/3 prot., datë 23. 01. 2018, por me skenar dhe urdhër të Malavecit, Komisioneri nuk u lejua të kryente hetimin, me pretksin se “nuk ishin gati për t’u kontrolluar”, dhe pas pengimit grupi iku, duke lënë pas një proces-verbal me objekt “Refuzim nga zyra përmbarimore T.M.A-shpk”.
  3. Me shkresën nr. 40/4 prot., datë 21.02. 2018, Komisioneri njoftoi përsëri Malavecin të krijonte kushtet e punës, mbasi hetimi në biznesin e tij përmbarimor “TMA-shpk”, do të bëhej në datën 26.02. 2018, ora 10.00, duke i kujtuar Malavecit, që të mos e pengonte grupin hetimor si herët e tjera, por në datën 26.02. 2018, ora 10.00 të caktuar për hetimin, Malaveci “u zhduk” duke lënë në zyrë “malaveckat”, të cilat pasi justifikuan mungesën e shef “Malavitës”, ndaluan grupin e Komisionerit për të kryer hetimin ligjor, me preteksin se “nuk lejohej kontralli pa qenë prezent pronari (Malaveci)”.
  4. Të gjendur përballë pengimit të qëllimishëm me mashtrime nga pronari Malaveci, ekipi hetimor i Komisionerit telefonoi Malvecin, duke i kërkuar të lejonte kontrollin, por ai u përgjigj harbutçe: “Largoheni menjeherë nga biznesi im se do ta pësoni keq, mbasi nuk keni asnjë të drejtë të kontrolloni përmbaruesit”.
  5. Përballë derës së mbyllur të Zyrës Përmbarimore “T.M.A-shpk” dhe kërcënimit të pronarit të saj Malaveci, gupi hetimor i Komisionerit u detyrua të largohej, ndërkohë që për të “shpëtuar lëkurën” nga përballja me ligjin, Malaveci bëri mashtrim shkresor penal, duke paraqitur shkresën e tij me Nr. 136 prot., datë 23.02.2018, të depozituar tek Komisioneri në datën 26.02.2018 (ditëne hetimit), sikur e kishte paraqitur qysh në datën 23.02.2018, me qëllim shmangien e hetimit.
  6. Për të kryer hetimin në Zyrën Përmbarimore “T.M.A-shpk” (për shumë abuzime), me shkresën Nr. 40/6 prot., datë 27.02. 2018, Komisioneri i ofroi 4 data të mundshme pronarit Malaveci, por ai përsëri dredhoi dhe nuk pranoi hetimin e biznesit të tij përmbarimor, konfirmuar me Shkresën Nr. 154 prot., datë 27.02.2018, me të cilën “ekspert juristi” Malaveci bënte si “budalla”, duke i kërkuar “sqarime” Komisionerit, nëse “kontrolli hetimor do bëhej për aktivitetin e zyrës përmbarimore, apo vetëm për 2 përmbarues “argatë” të tij.
  7. Pas këmbënguljes së Komisionerit për të ushtruar hetimin në “T.M.A-shpk”, Malaveci inskenoi shmangien tjetër, duke i dërguar Komisionerit një “qese me letra” për t’i hetuar, por ky marifet nuk u pranua dhe në datën 06. 03. 2018, grupi hetimor i Komisionerit u paraqit përsëri për kontroll në Zyrën e “T.M.A-shpk”, por atje gjetën vetëm një “malavicë” të instruktuar nga Tedi Malaveci e cila, ndaloi të bëhej kontrolli “pa prenzencën e pronarit” dhe e përzuri ekipin nga zyra!
  8. Të gjendur përballë këtij bllokazhi të qëllimshëm e me mashtrime të përmbaruesit Tedi Malaveci, pronar “T.M.A-shpk” për t’i shëptuar hetimit e zbardhjes së pisllëqeve, Komisioneri vazhdoi rrugën ligjore dhe në bazë të Ligjit Nr. 44/2015, datë 30.04. 2015, nenet 86-89, njoftoi Malavecin, që në datën 09.03.2018, të paraqitej në Zyrën e Komisionierit “Për seancë dëgjimore”, por Malaveci përsëri refuzoi të shkonte, madje edhe duke kërcënuar Komsionerin “me gjyqe”, deklaruar në Shkresën Nr. 174 prot., datë 07.03.2018, të firmosur prej tij!
  9. Pas shumë komunikimesh dhe 23 pengimesh me mashtrime e presione të hetimit, Komisioneri vendosi ta dënoj me 5 milionë lekë gjobë Shoqërinë Përmbarimore “T.M.A-shpk”, bzines i pisët i Tedi Malavecit, këtij “kaçaku” me mbrotje politike, shtetërore e kriminale nëpër zyrat e shtetit dhe bizneseve “VIP”, që sekuestron qytetarët e binzeset e ndershme edhe me shkelje ligji, me kërbaçë e policë shteti “të prenotuar” nga Alban Qazimi, vëllai nga nëna i Fatmir Xhafës por pengon me dhunim, presione, shpërfillje e mashtrime shtetin, kur shkon të hetojë dhe zbardh pisllëqet përmbarimore që Malaveci dhe “malavecët” e tij, bëjnë duke përdorur zyrën përmarimor “T.M.A-Shpk” dhe ca licensa e zyra avokatie që kanë në pronësi, në kundërshtim me ligjin për “Shërbimin përmabrimor”.

SA PËR KUJTESË, Malaveci përdor “sipas rasteve” edhe “koburen” përmbarimore me logon “TDR”, për të cilën është ndëshkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe vendimi ka marrë formë të prerë nga Gjyata e Lartë, të cilin do ta publikojmë në vijim, bashkë me shumë zullume që ky “Malavit” përmbarimor ka bërë edhe me seksuetrot në shoqërinë “ARMO sh.a” e shumë të tjera… (Vijon)./Pamfleti

 

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti