Aktualitet 8 Tetor 2019, 19:41

Përparim Kabo rrëfen kodin mafioz të politikanëve shqiptarë: Paralajmërojnë njëri- tjetrin në distancë, ligji antimafi

Shkruar nga Pamfleti
Përparim Kabo rrëfen kodin mafioz të politikanëve

Përparim Kabo rrëfen kodin mafioz të politikanëve shqiptarë: Paralajmërojnë njëri- tjetrin në distancë, ligji antimafia i ka nxjerrë zbuluar

Ciklin e akuzave të ndërsjellta të politikanëve dhe mos dhënien e llogarisë për akuzat që u bëhen, profesor Përparim Kabo, në emisionin “Top Talk” në Top Channel, e ka konsideruar si ‘kod të mafies’.

Konstatimit të gazetarit Denis Dyrnjaja se janë këta politikanë që kanë “çelësat e pastrimit”, Kabo iu përgjigj: “A besonit ju se do të binte dikatura komuniste kur vdiq Enver Hoxha? Por ja që komunizimi ra. E besonit ju që do binin firmat piramidale? Por ja që firmat piramidale ranë. E besonit ju se do arrestoheshin prokurorë dhe gjyqtarë? Ja që po arrestohen. Bota nuk mund të rrëzohet nga e keqja, mund të vonohet, por fundi dihet.”

Sipas profesorit, “kjo klasë politike ka prekur fundin dhe ka humbur besueshmërinë”.

“Aftësinë për të kryer detyra të rëndësishme siç është integrimi, nuk po e realizon dot. Përfitimi i tyre është varfërimi i popullit”, tha ai.

“Nuk do të presim gjatë”, shtoi Përparim Kabo.

Sa i përket procesit të rregullt zgjedhor të zhvilluar në Kosovë dhe problemeve që hasin zgjedhjet në Shqipëri, Kabo tha: “Pyetja shtrohet: ore shqiptarë janë ata, pse i organizuan zgjedhjet? E para, sistemi proporcional, asnjë votë nuk humbet. Numërimi i votave në kohë reale. Forcat politike të përgatitura për të pranuar rezultatin. Atëherë, pse nuk ndodhin këto në Shqipëri? Këto nuk ndodhin sepse zgjedhjet prej kohësh e kanë humbur besueshmërinë nga të dyja palët, edhe nga ata që zgjidhen edhe nga ata që zgjedhin.”

Kabo është i mendimit se fillimisht duhet të ndodhë pastrimi.

“Sistemi zgjedhor te ne është inkriminuar. Fillimisht duhet të goditet krimi për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme”, tha profesori.

Aktualitet ligji antimafia i ka nxjerrë zbuluar Përparim Kabo rrëfen kodin mafioz të politikanëve shqiptarë: Paralajmërojnë njërit- tjetrin në distancë