Aktualitet13 Prill 2018, 11:28

Përparojnë hetimet, Vangjush Dako në prag arrestimi

Shkruar nga Pamfleti
Përparojnë hetimet, Vangjush Dako në prag arrestimi

Emri i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako është lakuar dje në një takim që kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar me koordinatorët e kësaj partie për qarkun e Durrësit.

Basha dje që në hapje të takimit ka thënë “Duke parë situatën në Durrës dhe faktin se Vangjush Dako mund të arrestohet së shpejti unë kam vendosur që të komandoj një kryetar të ri të PD në Durrës deri në zgjedhjet lokale”, dhe më pas ka dhënë emrin e Ferdinand Xhaferrajt.

Kreu demokrat ka qënë i bindur dhe me ton mjaft të fortë kur ka thënë se Vangjush Dako do të arrestohet dhe se në Durrës do të kemi zgjedhje të parakohshme për Bashkinë.

CNA.al mësoi se ky argument për Dakon është dhënë nga Basha si justifikim për komandimin e Ferdinand Xhaferrajt si kryetar të kësaj dege.

Në fakt Basha nuk ka qënë i vërtetë dhe i sinqertë, sërish dje ai ka gënjyer.

Po sjellim disa argumenta:

Kryetari i komanduar aktual apo ai që ishte deri dje në detyrë, Oerd Bylykbashi në muajin tetor ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD-së në Durrës. Për shkak të ngarkesës dhe punës së madhe voluminoze ai i ka paraqitur dorëheqjen Bashës, por ka qëndruar deri në emërimin apo zgjedhjen e kryetarit të ri.

Pra, komandimi i kryetarit të ri të degës nuk ka ardhur për shkak se pritet ndonjë arrestim, por ka ardhur nga se Oerd Bylykbashi kishte dhënë dorëheqjen rreth gjashtë muaj më parë.

Nga ana tjetër lind pyetja: Ku e di Lulzim Basha që do arrestohet Vangjush Dako?

Ai thotë që drejtësia është e kapur nga Edi Rama. Që Arta Marku është prokurore e Ramës. Kush do ta arrestojë Vangjush Dakon, prokurorët dhe drejtësia e Edi Ramës?

Prandaj, sërish Basha ne besojmë që ka gënjyer dhe nuk ka qënë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë me koordinatorët, por vetëm ka hedhur një shashkë për të justifikuar emërimin e Ferdinand Xhaferrajt si kryetar të degës së Partisë Demokratike në Durrës.

PS: Por ndryshe nga CNA nga të dhënat që disponon Pamfleti.net nga organet ligjzbatuese të Kosovës hetimi për Vangjush Dakon ka përparuar, ndaj dhe kjo nuk mund të konsiderohet një shashkë, por thelbi i së vërtetës.

Prangat ndaj Vangjush Dakos do t’ju prijnë arrestimeve të bujshme, që pritet të ndodhin në vend.

Kryesore