Bota21 Shtator 2019, 10:08

Përplaset autobusi, 4 të vdekur e 5 të plagosur rëndë

Shkruar nga Pamfleti
Përplaset autobusi, 4 të vdekur e 5 të plagosur rëndë

Përplaset autobusi, 4 të vdekur e 5 të plagosur rëndë

Një autobus me turistë nga Kina, është përplasur në Utah të Shteteve të Bashkuara duke lënë të vdekur të paktën 4 persona dhe 5 të tjerë të lënduar.

Autobusi ishte afër Parkut Kombëtar “Bryce” kur doli nga rruga dhe goditi një mburojë hekuri. Autoritetet janë duke hetuar shkaktarin e aksidentit.

Peseëtë lënduarit janë në gjendje kritike, raportojnë autoritetet. Të gjithë pasagjerët ishin kinezë. Autoritetet kanë kërkuar nga banorët që flasin gjuhën mandarin të ofrojnë ndihmë rreth komunikimit me ta.

Ambasada e Kinës në Uashington bëri të ditur se ka iniciuar protokollin emergjent dhe ka dërguar ekipin për të vizituar të lënduarit.

Parku Kombëtar në Utah kishte pritur 2.7 milionë vizitorë më 2018./REL

Bota autobusi me turistë autoritetet të lënduarit