Kronike21 Tetor 2018, 16:19

Përplaset fuqishëm me motoçikletë dhe bie me kokë në asfalt, humb jetën i riu shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Përplaset fuqishëm me motoçikletë dhe bie me kokë

Një aksident rrugor tragjik ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Lamporecchio.

 Ishte afërsisht ora tre e gjysmë kur shoferi i një skuteri, për arsye ende të paqarta, humbi kontrollin e automjetit duke u përplasur në një portë shtëpie në rrugën Giuseppe Di Vittorio.

Përplasja ishte fatale. Djali, 18 vjeç, me origjinë shqiptare, Kledis Gixhari, ka rënë me kokë mbi asfal dhe ka gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Së bashku me të në skuter ishte edhe një djalë tjetër, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ai u transportua në spitalin në Empoli për trajtimin e nevojshëm.

 

 

Kronike aksident Itali