Kronike22 Gusht 2018, 16:12

Përplasja fatale, ku mbeti e vdekur 26-vjeçarja shtatzënë dhe u plagos rëndë vajza e saj e mitur, arrestohet shoferi

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja fatale, ku mbeti e vdekur 26-vjeçarja shtatzënë

Edmond Asllani është arrestuar pas aksidentit fatal në aksin rrugor Levan-Fier, ku humbi jetë e reja shtatzënë. 31-vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Konkretisht, dyshohet se ai ka hyrë në parakalim të gabuar, manovër që ka sjellë aksidentin tragjik.

“Më datë 21.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Edmond Asllani, vjeç 31, banues në Patos, pasi në aksin rrugor Fier-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, është përplasur me mjetin tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin L.T., vjeç 32, banues në fshatin Sheq Musalalaj dhe me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetin A.T., vjeç 64, banues në fshatin Martin. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në mjetin tip ’Audi’, shtetasja M.T., vjeçe 27, banuese në fshatin Martin si edhe aktualisht ndodhen në spital shtetaset L.T., 7 vjeçe dhe K.T., vjeçe 41, banuese në fshatin Qarr, pasagjerë në mjetin ‘Audi’ dhe drejtuesi i mjetit ‘Benz’ shtetasi L.T., 32 vjeç dhe i mituri Xh.T, 1 vjeç”, njofton Policia.

Majlinda Troka, 26 vjeçe, mbeti e vdekur, ndërsa e plagosur në gjendje të rëndë mbeti vajza e saj vetëm 7 vjeçe. Kurse tre persona të tjerë, Klaudia Troka, 44 vjeç, Astrit Troka, 58 vjeç dhe Laurent Troka, 31 vjeç, morën dëmtime të lehta.

Automjeti tip “Benz” që vinte nga Fieri dhe po udhëtonte drejt Vlorës ka hyrë në parakalim të gabuar, duke përplasur mjetin tip “Audi” që drejtohej nga vjehrri viktimës, Astrit Troka.

Edhe pse ky i fundit ka ulur shpejtësinë, përplasja ka qenë fatale duke i marrë jetën gruas shtatzënë 6- muajshe si dhe plagosur rëndë vajzën e saj.

Ndërsa tre të plagosurit e tjerë paraqiten jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të rëndë vijon të jetë vajza 7 vjeçe. Vajza, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Fierit, është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

 

Kronike arrestohet shoferi ku mbeti e vdekur 26-vjeçarja shtatzënë dhe u plagos rëndë vajza e saj e mitur Përplasja fatale