Politike19 Qershor 2019, 17:20

‘Përplasjet në KZAZ-të’, Vasili sulmon Ramën dhe Lleshajn: Përgjegjësit kryesor, këta dy banditë do dërrmohen

Shkruar nga Pamfleti
‘Përplasjet në KZAZ-të’, Vasili sulmon Ramën dhe

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, teksa ka komentuar përplasjet në KZAZ-të e disa bashkive në vend, për të mos lejuar procesin zgjedhor.

Në një status në “Facebook”, Vasili shkruan se Rama dhe Lleshaj janë përgjegjësit kryesor për shkeljen dhe dhunimin e ligjit. Sipas tij, këta dy banditë duhet ta harrojnë se do ta bëjnë Shqipërinë çiflig të tyre.

“Banditet po derrmohen…….pa kthim!!

Kryeministri kriminel dhe ministri i brendshem bandit tashme jane identifikuar qarte si pergjegjesit kryesore per shkeljen dhe dhunimin e ligjit.

Ta harrojne keta dy bandite se do te bejne Shqiperine çiflig te tyre.

Më tej Vasili shkruan se pretenca e ikjes Ramës dhe Lleshajt iu është dhënë, por ju duhen disa ditë për të zhdukur letrat që i kompromentojnë keq.

E dine shume mire qe pretenca e ikjes ju eshte dhene te dyve,edhe ne e dime se ku dhe nga kush…..E dime qe ju duhen ca dite per te zhdukur letrat qe i kompromentojne keq, ndonëse kopjet e tyre janë atje ku duhen….. Ikni shpejt budallenj,koha eshte tani nesër do te jete vertete shume vone”, thekson Vasili.

Politike ‘Përplasjet në KZAZ-të’ këta dy banditë do dërrmohen Vasili sulmon Ramën dhe Lleshajn: Përgjegjësit kryesor